Recipe Book

Thërrmije buke për të veshur formën
e pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një tas
dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas hidhni
vezët një nga një dhe përziejeni edhe
njëherë masën.
Më pas në përzierjen kremoze hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
miellin e misrit dhe vazhdoni ta përzieni
të gjithë masën.
Më pas hidheni brumin në formën e
pjekjes, të lyer në fund me yndyrë dhe të
shtruar me thërrime, dhe futeni në
pajisje.
Pas pjekjes, përzieni lëngun e limonit me
sheqerin pluhur. Përmbyseni kekun në
një letër alumini.
Ngrijeni letrën e aluminit anash buzëve
të kekut në mënyrë që lëngu të mos
derdhet. Shpojeni kekun me një kunj të
vogël druri dhe shpërndani lëngun me
një furçë. Pas kësaj, lëreni për njëfarë
kohe ëmbëlsirën që të thithë lëngun.
Koha në pajisje: 75 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.2 Kek suedez
Përbërësit:
5 vezë
340 g sheqer
100 g gjalpë i shkrirë
360 g miell
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
200 ml ujë i ftohtë
Tjetër:
Tavë e zezë e rrumbullakët 28 cm e
veshur në fund me letër pjekjeje
Metoda:
Sheqerin, vezët, pluhurin e vaniljes dhe
kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini për 5 minuta. Pas kësaj shtoni
gjalpin e shkrirë dhe trazojeni masën.
Shtoni në masën kremoze miellin e
përzier me sodën e bukës dhe vazhdoni
ta trazoni.
Në fund shtoni ujin e ftohtë dhe përzieni
çdo gjë mirë. Më pas hidhni brumin në
formën e pjekjes, shtrojeni njëtrajtësisht
në tavë dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.3 Biskota
Përbërësit:
4 vezë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
50 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
100 g sheqer
100 g miell
100 g miell misri
2 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
Tjetër:
Tavë e zezë e rrumbullakët 28 cm e
veshur në fund me letër pjekjeje
Metoda:
Ndani vezët. Përzieni të verdhat e
vezëve, ujin e nxehtë, 50 g sheqer,
vaniljen dhe kripën. Rrihni të bardhat e
vezëve me 100 g sheqer derisa të
mpikset.
Sisni miellin, niseshtenë dhe sodën e
bukës.
Përzieni me kujdes të bardhat me të
verdhat e vezëve. Më pas shtoni me
kujdes masën me miell. Më pas hidhni
brumin në formën e pjekjes, shtrojeni
njëtrajtësisht në tavë dhe futeni në
pajisje.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
6.4 Kek me qumështor
Përbërësit për pjesën e poshtme:
150 g miell
70 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 vezë
70 g gjalpë
Përbërësit për kremin e bulmetit:
3 të bardha veze
50 g rrush i thatë
www.aeg.com12