Recipe Book

Për mbushjen, përziejini të gjithë
përbërësit së bashku. Ndajeni brumin në
tre pjesë të barabarta dhe krijoni forma të
gjata drejtkëndore. Shpërndani një të
tretën e mbushjes në çdo drejtkëndësh
dhe pastaj bashkojini pjesët e brumit.
Bëni një gërshet me të treja copat e
brumit. Lyejeni sipërfaqen e gërshetit me
një përzierje me të verdhë veze dhe
qumësht, dhe pastaj hidhni mbi të
bajamet e prera në feta.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 3
6.9 Kek unazë
Përbërësit për pjesën e poshtme:
500 g miell
1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
80 g sheqer pluhur
150 g gjalpë
3 vezë
2 lugë kafeje të rrafshëta kripë
150 ml qumësht
70 g stafidhe (lërini që më parë në 20
ml liker vishnje për një 1 orë)
Përbërësit për garniturën:
50 g bajame të qëruara
Metoda:
Hidhni në një enë miellin, majanë e
thatë, sheqerin pluhur, gjalpin, vezët,
kripën dhe qumështin dhe punojini deri
sa të keni krijuar një masë të
njëtrajtshme. Mbulojeni brumin në një
enë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Përzieni me dorë stafidhet tek brumi.
Vërini bajamet një nga një në secilën
boshllëk të tavës së lyer me yndyrë dhe
miell.
Pastaj futeni brumin në formë salsiçeje,
dhe vëreni në tavën e pjekjes. Mbulojeni
dhe lëreni të vijë përsëri për 45 minuta.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.10 Kek savarian
Përbërësit për brumin:
350 g miell
1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
75 g sheqer
100 g gjalpë
5 të verdha vezësh
1/2 lugë kafeje kripë
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
125 ml qumësht
Pas pjekjes:
375 ml ujë
200 g sheqer
100 ml konjak kumbulle ose 100 ml
liker portokalli
Metoda:
Hidhni në një enë miellin, majanë e
thatë, sheqerin pluhur, gjalpin, të verdhat
e vezëve, kripën, vaniljen dhe qumështin
dhe punojini deri sa të keni krijuar një
masë të njëtrajtshme. Mbulojeni brumin
në një enë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Pastaj brumin vëreni në një formë keku
të rrumbullakët të lyer me yndyrë dhe
mbulojeni e lëreni të vijë përsëri për 45
minuta të tjera.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pas pjekjes:
Lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe
lëreni më pas të ftohet.
Shtoni konjak kumbulle ose liker
portokalli tek uji me sheqer dhe përziejini
së bashku.
Kur keku të jetë ftohur, shpojeni disa
herë me një kunj druri dhe pastaj lëreni
që keku të thithë gjithë përzierjen në
mënyrë të njëtrajtshme.
6.11 Ëmbëlsirë "Brownie"
Përbërësit:
250 g çokollatë
250 g gjalpë
375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16
g)
1 pisk kripë
5 lugë gjelle ujë
5 vezë
375 g arra
250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
SHQIP 15