Recipe Book

Pastaj hapni mbi të gjizën pa kripë dhe
djathin e dhisë dhe shtoni ullinjtë. Hidhni
sipër 1/2 lugë kafeje trumzë të grirë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët dhe ajkën. Hidheni
materialin e mbushjes sipër pites.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
7.5 Pite me djathë
Përbërësit:
1.5 shtresa brumi origjinal zviceran
për torta ose brumë me peta (të
hapura në formë katrore)
500 g djathë i grirë
200 ml ajkë
100 ml qumësht
4 vezë
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë të lyer mirë me
yndyrë. Shpojeni brumin mirë gjithandej
me pirun.
Shpërndani njëtrajtësisht mbi brumë
copat e djathit. Përzieni ajkën, qumështin
dhe vezët dhe hidhini kripë, piper dhe
arrë moskati. Përziejeni mirë sërish dhe
derdheni masën sipër djathit.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
7.6 Byreçka me djathë
Përbërësit:
400 g djathë i butë
2 vezë
3 lugë gjelle majdanoz të grirë
piper i zi
80 ml vaj ulliri
375 g brumë petash
Metoda:
Përzieni djathin e bardhë, vezët,
majdanozin dhe piperin. Mbulojeni
brumin e petave me një cohë të lagur, që
të mos thahet. Vendosni 4 peta mbi njëra
tjetrën, duke e lyer secilën me pak vaj.
Ndajeni brumin në 4 shirita, secili nga
rreth 7 cm i gjatë.
Hidhni 2 lugë gjelle të mbushura plot me
përzierjen e djathit në njërin cep të çdo
shiriti dhe pastaj paloseni diagonal për të
formuar një trekëndësh.
Vendoseni me faqen poshtë mbi një tavë
pjekjeje dhe lyejeni me vaj.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
7.7 Bukë e bardhë
Përbërësit:
1000 g miell
40 g maja të freskët ose 20 g maja të
thatë
650 ml qumësht
15 g kripë
Tjetër:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në
qumësht të vakët dhe hidheni te mielli.
Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë të punueshme brumi. Në varësi të
cilësisë së miellit, mund të nevojitet pak
më shumë qumësht për ta bërë brumin
të punueshëm.
Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë vëllimin.
Ndajeni brumin në dy copa, bëni dy
forma të gjata buke dhe vendosini në
tavën e pjekjes ku fundi të jetë lyer me
yndyrë ose të jetë mbuluar me letër
gatimi.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë
sa gjysma e vëllimit të tyre.
Para pjekjes, lyejini pak me miell bëni 3 -
4 prerje diagonale me një thikë të
mprehtë, minimumi 1 cm të thellë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
7.8 Bukë fshati
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
250 ml ujë
250 ml qumësht
Tjetër:
www.aeg.com20