Recipe Book

Përzieni vezën me qumështin dhe
shtojini kripë, piper dhe arrë moskati dhe
pastaj hidheni tek përzierja e
makaronave. Pastaj hidhni parmixhanon
mbi gatesë.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
8.6 Gratin çikoreje
Përbërësit:
8 çikore mesatare
8 feta proshutë e butë
30 g gjalpë
1,5 lugë gjelle miell
150 ml lëng perimesh (nga çikorja)
5 lugë gjelle qumësht
100 g djathë i grirë
Metoda:
Prijeni në gjysmë çikoren dhe hiqni
pjesën e hidhur. Pastaj lajeni me kujdes
dhe vëreni mbi avull nga uji i vluar për 15
minuta.
Nxirrini gjysmat e çikores nga uji,
rifreskojini në ujë të ftohtë dhe bashkojini
prapë gjysmat. Më pas mbështilleni
secilën me një fetë proshutë dhe vëreni
në tavën e pjekjes të lyer me yndyrë.
Shkrini gjalpin dhe shtoni miell. Skuqeni
pak dhe hidhni lëngun e perimeve dhe
qumështin dhe lërini deri sa të ziejnë.
Hidhni 50 g djathë në salcë dhe hidhni
sipër çikoren. Më pas hidhni pjesën e
mbetur të djathit mbi gatesë.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 3
8.7 Tavë me mish viçi
Përbërësit:
600 g mish lope
kripë dhe piper
miell
10 g gjalpë
1 qepë
330 ml birrë e errët
2 lugë kafeje sheqer kaf
2 lugë gjelle salcë domatesh
500 ml lëng mishi
Metoda:
Priteni mishin e lopës në copa katrore,
hidhini kripë dhe piper e spërkateni me
pak miell.
Shkrini gjalpin në një enë dhe skuqni
copat e mishit. Pastaj vëreni në një enë
gatimi.
Qëroni qepët dhe grijini imët, skuqini në
pak gjalpë, pastaj hidhini mbi mishin.
Në një enë përzieni birrën e zezë,
sheqerin kaf, salcën e domates dhe
lëngun e mishit, hidheni përzierjen në një
tigan e lërini derisa të fillojnë të ziejnë.
Pastaj hidheni sipër mishit (mishi duhet
të mbulohet).
Mbulojeni dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 120 minuta
Pozicioni i raftit: 3
8.8 Tavë me lakër
Përbërësit:
1 lakër (800 g)
manxuranë
1 qepë
vaj për të skuqur
400 g mish i grirë
250 g oriz kokërrgjatë
kripë, piper dhe spec i kuq
1 litër lëng mishi
200 ml krem gatimi
100 g djathë i grirë
Metoda:
Prisni lakrën në katër dhe hiqni pjesën e
bishtit. Përvëlojeni në ujë të kripur të
lezetuar me rigon.
Qëroni qepën dhe grijeni imët, skuqeni
me pak vaj. Pastaj shtoni mishin e grirë
dhe orizin kokërrgjatë, skuqeni dhe
hidhini kripë, piper dhe spec të kuq.
Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të zihet
për 20 minuta me kapak mbi tenxhere.
Vini shtresa të lakrës dhe të përzierjes së
orizit/mishit të grirë në enë.
Hidhni ajkën e gatimit mbi gatesë dhe
hidheni dhe djathin mbi të.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 3
8.9 Frankonianë trashaluq
Përbërësit:
www.aeg.com24