Recipe Book

15 kokrra piperi
15 kokrra dëllinje
5 gjethe dafine
2 sasi perimesh supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të gjitha dhe pastaj lërini të
ftohen.
1,5 kg mish lope
Hidheni marinadën mbi mish deri sa
të mbulohet dhe lëreni të marinohet
për 5 ditë.
Përbërësit për gatesën:
kripë
piper
perime supe nga marinada
Metoda:
Nxirreni mishin e lopës nga marinada
dhe thajeni. Hidhini kripë e piper dhe
skuqeni në të gjitha anët në një tavë
pjekjeje dhe shtoni pak perime supe nga
marinada.
Hidhni marinadën në tavën e pjekjes.
Fundi duhet të mbulohet deri në 10 - 15
mm. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe vendoseni në pajisje.
Koha në pajisje: 150 minuta
Pozicioni i raftit: 1
3.5 Fileto mishi gjahu
Parametrat:
Sensori i temperaturës. Temperatura e
brendshme 70°C.
Metoda:
Marinojeni mishin sipas dëshirës, futni
sensorin e temperaturës te mishi dhe
vendoseni në një enë që i reziston të
nxehtit të furrës.
Pozicioni i raftit: 1
3.6 Mish gjahu i pjekur
Parametrat:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 1000 dhe 3000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 10-20 mm. Mbulojeni me kapak.
Pozicioni i raftit: 1
3.7 Lepur
Përbërësit:
2 copa mish lepuri
6 kokrra dëllinje (të shtypura)
kripë dhe piper
30 g gjalpë i shkrirë
125 ml salcë kosi
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
Metoda:
Copat e mishit të lepurit fërkojini me
dëllinjat e shtypura, kripën dhe piperin
dhe lyejini me gjalpë të shkrirë.
Vendosini copat e mishit të lepurit në një
tavë pjekjeje, hidhni sipër ajkën e thartë
dhe perimet e supës.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 1
3.8 Mish lepuri me mustardë
Përbërësit:
2 lepuj, secili 800 g
kripë dhe piper
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të grira trashë
50 g pastërma prerë në kubikë
2 lugë gjelle miell
375 ml lëng pule
125 ml verë e bardhë
1 lugë çaji trumzë e freskët
125 ml ajkë
2 lugë gjelle mustardë "Dijon"
Metoda:
Pritini lepujt në 8 copa të barabarta,
hidhini kripë e piper dhe skuqini në të
gjitha anët në një tavë pjekjeje mbi vatër.
Hiqini pjesët e lepurit dhe skuqni qepët
dhe pastërmanë. Hidhni pak miell sipër
dhe trazojeni. Hidhni lëngun e pulës,
verën e bardhë dhe trumzën dhe lërini
deri sa të ziejnë.
Shtoni kremin dhe mustardën "Dijon",
vëreni sërish mishin, mbulojeni me një
kapak dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
www.aeg.com6