Recipe Book

3.9 Derri i egër
Për të përgatitur marinadën:
1,5 l verë e kuqe
150 g selino
150 g karota
2 qepë
5 gjethe dafine
5 rrënjë karafili
2 sasi perimesh supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të gjitha dhe pastaj lërini të
ftohen.
1,5 kg shpatull derri të egër
Hidheni marinadën mbi mishin deri sa
të mbulohet dhe lëreni të marinohet
për 3 ditë.
Përbërësit për gatesën:
kripë
piper
perime supe nga marinada
1 kavanoz të vogël me kërpudha
"chanterelles"
Metoda:
Nxirreni mishin e derrit të egër nga
marinada dhe thajeni. Hidhini kripë e
piper dhe skuqeni në të gjitha anët në një
tavë pjekjeje mbi një vatër. Shtoni
kërpudhat dhe pak perime supe nga
marinada.
Hidhni marinadën në tavën e pjekjes.
Fundi duhet të mbulohet deri në 10 - 15
mm. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe vendoseni në pajisje.
Koha në pajisje: 140 minuta
Pozicioni i raftit: 1
3.10 Mish qengji i pjekur
Parametrat:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 1000 dhe 3000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 10 - 30 mm. Mbulojeni me kapak.
Pozicioni i raftit: 1
3.11 Nyje qengji, të mesme
Parametrat:
Sensori i temperaturës. Temperatura e
brendshme 70°C.
Metoda:
Marinojeni mishin sipas dëshirës, futni
sensorin e temperaturës te mishi dhe
vendoseni në një enë që i reziston të
nxehtit të furrës.
Pozicioni i raftit: 1
3.12 Kofshë qengji
Përbërësit:
2,7 kg kofshë qengji
30 ml vaj ulliri
kripë
piper
3 thelpinj hudhra
1 tufë rozmarinë e freskët (ose 1 lugë
kafeje e tharë)
ujë
Metoda:
Lajeni kofshën e qengjit dhe thajeni,
fërkojeni me vaj ulliri dhe bëni disa prerje
tek mishi. Marinojeni me kripë e piper.
Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe pritini,
dhe së bashku me rozmarinën futini tek
të prerat e mishit.
Vendosni kofshën e qingjit në tavën e
pjekjes dhe shtoni ujë. Fundi duhet
mbuluar deri në një lartësi 10 - 15 mm.
Kthejeni mishin pas 30 minutash.
Koha në pajisje: 165 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4. SHPEZË
4.1 Pulë, e plotë
Parametrat:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 900 dhe 2100 g.
Metoda:
SHQIP 7