Recipe Book

lëngun e pulës dhe salcën e sojës dhe
lërini deri sa të ziejnë.
Shtoni majdanozin, trumzën, pastërmanë
e prerë në kubikë, kërpudhat, qepujkat
dhe hudhrën.
Ziejeni sërish, mbulojeni me kapak dhe
futeni tavën në pajisje.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.8 Patë e pjekur me portokall
Përbërësit:
1 rosë (1,6 – 2,0 kg)
kripë
piper
3 portokaj, të qëruar, të hequr
bërthamat dhe të prerë në kubikë
1/2 lugë kafeje kripë
2 portokaj për lëngun
150 ml liker
Metoda:
Pastrojeni rosën, marinojeni me kripë
dhe piper dhe fërkojeni me lëkurat e
portokallit.
Mbusheni rosën me copat e portokallit të
marinuara me kripë dhe qepeni.
Vendoseni patën në tavën e pjekjes, me
gjoksin poshtë.
Shtrydhni lëngun e portokajve, përziejeni
me sheri dhe hidheni mbi rosën.
Vendoseni patën në pajisje. Kthejeni pas
30 minutash. Do të tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.9 Pulë e mbushur
Përbërësit:
1 pulë, 1.2 kg (me të brendshmet)
1 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji spec i kuq
50g thërrmija buke
3 - 4 lugë gjelle qumësht
1 qepë, e grirë
1 tufë majdanoz, i grirë
20 g gjalpë
1 vezë
kripë dhe piper
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni
vajin, kripën, specin e kuq dhe fërkojeni
pulën me to.
Mbushja: Përzieni bashkë thërrimet e
bukës dhe qumështin. Vendosni qepët e
grira, majdanozin dhe gjalpin në një tigan
për t'i skuqur pak. Grini zemrën, mëlçinë
e stomakun dhe shtoni një vezë. Më pas
përzieni çdo gjë së bashku dhe shtoni
kripë e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në
tavën e pjekjes, futeni në pajisje.
Kthejeni pas 30 minutash. Do të
tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
5. PESHK
5.1 Peshk i plotë
Parametrat:
Sensori i temperaturës, temperatura e
brendshme 65 °C.
Metoda:
Marinojeni peshkun sipas dëshirës, futni
sensorin e temperaturës te mishi dhe
vendoseni në një enë që i reziston të
nxehtit të furrës.
Pozicioni i raftit: 1
5.2 Fileto peshku
Përbërësit:
600 - 700 g fileto sharrmaku-mlyshi,
salmoni ose trofte deti
150 g djathë i grirë
250 ml ajkë
50g thërrmija buke
1 lugë çaji tarragon
majdanoz i grirë
kripë, piper
limon
gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetat e peshkut me lëng limoni
dhe lërini të marinohen për një farë kohe,
pastaj thani tepricën e lëngut me një letër
kuzhine. Më pas, hidhuni filetave të
SHQIP 9