User manual

11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
11.1 Ana e brendshme e
derës
Në disa modele, në anën e brendshme
të derës do të gjeni:
numrat e pozicioneve të rafteve.
të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
11.2 Gatimi me avull
Përdorni vetëm enë gatimi që i
rezistojnë nxehtësisë dhe gërryerjes
ose mbajtës ushqimi prej çeliku dhe
kromi (vetëm për disa modele).
Pozicionet e sakta të rafteve janë në
tabelën më poshtë. Numërojini
pozicionet e rafteve nga poshtë lart.
Nëse gatimi ju zgjat më shumë se 30
minuta ose nëse gatuani sasi të
mëdha ushqimi, shtoni ujë po të jetë
nevoja.
Vendoseni ushqimin në enët e duhura
për gatim dhe futini enët në rafte.
Sigurohuni që të ketë hapësirë
ndërmjet rafteve për të lejuar që të
qarkullojë avulli përreth çdo ene.
Pas çdo përdorimi, hiqni ujin nga
sirtari i ujit, tubat lidhës dhe krijuesi i
avullit. Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Tabela jep të dhënat për gatesa
tipike.
Fillojeni procedurën me pajisje të
ftohtë në rast se të dhënat në tabela
nuk janë të ndryshme.
Nëse nuk gjeni cilësimet për recetën
tuaj, përdorni një recetë të ngjashme.
Kur gatuani pilaf, përdorni një raport
1,5: 1 – 2 : 1 ujë me oriz, sepse orizi e
pi ujin.
11.3 Tabela e ujit dhe e avullit
Koha (minuta) Uji në sirtarin e ujit (ml)
15 - 20 300
30 - 40 600
50 - 60 800
11.4 Avull i plotë / Avull Eko
PARALAJMËRIM!
Mos e hapni derën e pajisjes
kur funksioni është
aktivizuar. Ka rrezik djegie.
Funksioni është i përshtatshëm për të
gjitha llojet e ushqimit, të freskëta ose të
ngrira. Ju mund ta përdorni për gatimin,
ngrohjen, shkrirjen, zierjen ose
përvëlimin e zarzavateve, mishit,
peshkut, brumërave, orizit, misrit,
drithërave dhe vezëve.
Gjatë një procesi gatimi mund të
përgatisni një gatim të plotë. Për të
gatuar siç duhet çdo gatim, përdorni
kohë gatimi të cilat janë pothuajse të
njëjta. Shtoni sasinë më të madhe të ujit
të nevojitur për një nga gatimet në
funksionim. Vendosni gatimet në enët e
duhura dhe më pas vendosini në raftet
me tel të furrës. Rregulloni distancën
mes enëve për të lejuar avullin të
qarkulloj.
Sterilizimi
Me këtë funksion ju mund të sterilizoni
enët (p.sh. shishet e bebeve).
SHQIP 23