User manual
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë
brenda së cilës ndodhet apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Gatimi me avull
PARALAJMËRIM!
Mund të digjeni dhe të
dëmtoni pajisjen.
• Avulli i çliruar mund të shkaktojë
djegie:
– Mos e hapni derën e pajisjes gjatë
funksionit të gatimit me avull.
– Hapeni derën e pajisjes me
kujdes pas funksionit të gatimit
me avull.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet e xhamit të
thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Lidhuni me qendrën e shërbimit.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
2.6 Drita e brendshme
• Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
2.8 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
www.aeg.com6