User manual
• Nëse përdorni tableta të
kombinuara detergjentesh,
aktivizoni opsionin Multitab.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
7.1 Përdorimi i detergjentit
20
30
M
A
X
1
2
3
4
+
-
A
B
C
1.
Shtypni butonin e lirimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2.
Vendoseni detergjentin në ndarjen
(A) .
3.
Nëse programi ka një fazë
paralarjeje, vendosni një sasi të
vogël detergjenti në pjesën e
brendshme të derës së pajisjes.
4.
Nëse përdorni tableta detergjenti,
vendoseni tabletën në ndarjen (A).
5.
Mbylleni kapakun. Siguroni që
butoni i lirimit të ngecë në pozicion.
7.2 Caktimi dhe fillimi i një
programi
Modaliteti i cilësimit
Për disa cilësime është e nevojshme që
pajisja të jetë në modalitetin e cilësimit.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Pajisja është në
modalitetin e cilësimit kur të gjithë
treguesit e programeve ndizen dhe në
ekran tregohen 2 vija horizontale të
gjendjes. Nëse paneli i kontrollit nuk e
shfaq këtë gjendje, shtypni dhe mbani
Delay dhe Start në të njëjtën kohë
derisa pajisja të jetë në modalitetin e
cilësimit.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1. Hapni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
cilësimit.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4. Shtypni Program vazhdimisht derisa
të ndizet treguesi i programit që doni
të vendosni. Ju mund të vendosni
edhe opsionet e disponueshme.
• Kohëzgjatja e programit pulson në
ekran.
• Treguesit e fazave që parashikohen
për programin ndizen.
5. Shtypni Start për ta nisur programin.
• Kur programi fillon, qëndron i
ndezur vetëm treguesi i fazës në
përdorim.
• Kohëzgjatja e programit fillon të
ulet me intervale kohe prej 1
minute.
Nisja e një programi me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin.
2. Shtypni Delay vazhdimisht derisa
ekrani të tregojë kohën e shtyrjes që
doni të vendosni (nga 1 deri në 24
orë).
• Treguesi Delay ndizet.
• Koha e shtyrjes së programit
pulson në ekran.
• Treguesit e fazave që parashikohen
për programin fiken.
3. Shtypni Start për ta nisur numërimin
mbrapsht.
• Numërimi mbrapsht fillon të ulet
me intervale kohe prej 1 ore.
Kur përfundon numërimi mbrapsht, fillon
programi. Treguesi i fazës në përdorim
ndizet.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur
e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
SHQIP 11