User manual

Anulimi i fillimit të vonuar
gjatë numërimit mbrapsht
Kur anuloni shtyrjen e programit,
anulohet edhe programi.
1. Shtypni dhe mbani në të njëjtën kohë
Delay dhe Start derisa të gjithë
treguesit e programeve të ndizen
dhe në ekran të shfaqen 2 vija
horizontale të gjendjes.
2. Caktoni sërish programin.
Anulimi i programit
1. Shtypni dhe mbani në të njëjtën kohë
Delay dhe Start derisa të gjithë
treguesit e programeve të ndizen
dhe në ekran të shfaqen 2 vija
horizontale të gjendjes.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara
se të filloni një program të ri.
Në fund të programit
Në ekran shfaqet 0 dhe treguesi i
përfundimit ndizet.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
Nëse nuk e shtypni butonin e
ndezjes/fikjes, funksioni Auto Off
e çaktivizon pajisjen
automatikisht disa minuta pas
përfundimit të programit.
Kjo ndihmon në uljen e konsumit
të energjisë,
E rëndësishme
Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
dëmtohen lehtë.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më
shpejt se enët e tjera.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të
këqija në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon
këto minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë
sasinë e duhur të kripës së enëlarëses
dhe të ujit.
8.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
Në fazën e fundit të shpëlarjes,
shpëlarësi ndihmon që enët të thahen
pa vija dhe pa pika.
Tabletat e detergjenteve të kombinuar
përmbajnë detergjent, shpëlarës dhe
agjentë të tjerë shtesë. Sigurohuni që
këto tableta të mund të përdoren për
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
Referojuni udhëzimeve që gjeni në
paketimin e këtyre produkteve.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia
e duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në
paketimin e detergjentit.
12
www.aeg.com