User manual

8.3 Vendosja e enëve në
kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar
me shembujt për vendosjen e
enëve në kosha.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Për ta hequr me lehtësi ushqimin e
djegur dhe të ngjitur, njomini
tenxheret dhe tiganët me ujë përpara
se t'i futni në pajisje.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të
mos ngjiten bashkë. Lugët përziejini
bashkë me takëmet e tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që ato të mos
lëvizin.
Sigurohuni që krahët spërkatës mund
të lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
8.4 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
9. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar zvogëlojnë
rezultatet e larjes.
Kontrollojini rregullisht dhe, nëse
është e nevojshme, pastrojini
ato.
9.1 Pastrimi i filtrave
C
B
A
1.
Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim të
kundërt të akrepave të orës dhe
hiqeni.
SHQIP 13