User manual
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
5. OPSIONET
5.1 Multitab
Aktivizojeni këtë funksion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky funksion çaktivizon shpërndarjen e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre janë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
5.2 ExtraHygiene
Me këtë opsion keni rezultate më të mira
higjienike. Gjatë fazës së shpëlarjes,
temperatura qëndron në 70°C për të
paktën 10 minuta.
5.3 Aktivizimi i opsioneve
Aktivizoni ose çaktivizoni
opsionet përpara fillimit të një
programi. Nuk mund t'i aktivizoni
ose t'i çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Shtypni
butonin
Option
1 herë ndezur fikur
2 herë fikur ndezur
3 herë ndezur ndezur
4 herë fikur fikur
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Vendoseni zbutësin e ujit në nivelin
më të lartë.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
një fazë shpëlarjeje, pa detergjent
dhe pa enë.
4. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse
jo, përshtatni zbutësin e ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni kutinë e shpëlarësit.
4. Hapni rubinetin e ujit.
8
www.aeg.com