User manual
8.2 Mbushja e shpërndarësit
të shpëlarësit
A
B
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për enëlarëse.
1. Hapni kapakun (C).
2. Mbusheni shpërndarësin (B) derisa
shpëlarësi të arrijë në shenjën
''MAX''.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
Mbusheni shpërndarësin e
shpëlarësit kur treguesi (A)
të duket qartë.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
• Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
• Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin. Nëse përdorni
tableta të shumëfishta, aktivizoni
opsionin Multitab.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
9.1 Përdorimi i detergjentit
A
B
C
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjent të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (A) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (B).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në pjesën e brendshme të derës së
pajisjes.
4. Mbyllni kapakun. Sigurohuni që
kapaku të ngecë në vend.
www.aeg.com14










