User manual

11.4 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të lagur, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto lënë
depozita yndyre dhe çmërsi brenda
pajisjes. Për ta parandaluar këtë,
rekomandojmë të përdorni programe
me kohëzgjatje të gjatë të paktën 2
herë në muaj.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës. Përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit.
Problemi dhe kodi i alarmit Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajis‐
jen.
Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë si‐
guresë të prishur.
Programi nuk fillon. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
Nëse është caktuar shtyrja e programit, anuloni cilësi‐
min ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e rezinës
brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e procedurës është
afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Ekrani shfaq .
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i
përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Ekrani shfaq .
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllo‐
kuar.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur
ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja kun‐
dër përmbytjes.
Ekrani shfaq .
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e autorizuar
të shërbimit.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
SHQIP 19