User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. TË DHËNA PËR SIGURINË
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. PANELI I KONTROLLIT
- 5. PROGRAMET
- 6. CILËSIMET
- 7. OPSIONET
- 8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 11. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 13. TË DHËNA TEKNIKE

11.2 Pastrimi i krahëve
spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse
vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt
të hollë me maj.
11.3 Pastrimi i jashtëm
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
• Përdorni vetëm detergjente neutrale.
• Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.4 Pastrimi i brendshëm
• Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të lagur, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
• Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto lënë
depozita yndyre dhe çmërsi brenda
pajisjes. Për ta parandaluar këtë,
rekomandojmë të përdorni programe
me kohëzgjatje të gjatë të paktën 2
herë në muaj.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës. Përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit.
Problemi dhe kodi i alarmit Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajis‐
jen.
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë si‐
guresë të prishur.
Programi nuk fillon. • Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
• Nëse është caktuar shtyrja e programit, anuloni cilësi‐
min ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e solucionit
brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e procedurës është
afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i
përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i bllo‐
kuar.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur
ose i përthyer.
SHQIP 17










