User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. TË DHËNA PËR SIGURINË
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. PANELI I KONTROLLIT
- 5. PROGRAMET
- 6. CILËSIMET
- 7. OPSIONET
- 8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 11. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 13. TË DHËNA TEKNIKE

5.1 Vlerat e konsumit
Programi
1)
Uji
(l)
Energjia
(kWh)
Kohëzgjatja
(min)
P1 11 0.961 225
P2 7 - 14 0.6 - 1.4 40 - 150
P3 12.5 - 14.5 1.4 - 1.6 154 - 164
P4 12 - 14 0.7 - 0.9 75 - 85
P5 10 0.9 30
P6 9 - 10 1.0 - 1.2 219 - 229
1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e
enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
5.2 Informacion për institutet
testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për
kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që
ndodhet te etiketa e specifikimeve.
6. CILËSIMET
6.1 Regjimi i përzgjedhjes së
programit dhe regjimi i
përdoruesit
Kur pajisja është në regjimin e
përzgjedhjes së programit, është e
mundur të caktoni një program dhe të
hyni te regjimi i përdoruesit.
Në regjimin e përdoruesit, mund të
ndryshohen cilësimet e mëposhtme:
• Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë
së ujit.
• Aktivizimi ose çaktivizimi i sinjalit
akustik për përfundimin e programit.
• Çaktivizimi i kutisë së shpëlarësit kur
dëshironi të përdorni opsionin Multitab
pa shpëlarës.
• Niveli i shpëlarësit sipas dozës së
kërkuar.
Këto cilësime do të ruhen derisa t'i
ndryshoni përsëri.
Si të caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit
Pajisja është në regjimin e përzgjedhjes
së programit kur ekrani tregon numrin e
programit P1.
Kur aktivizoni pajisjen, zakonisht ndodhet
në modalitetin e përzgjedhjes së
programit. Sidoqoftë, nëse nuk ndodh
kështu, mund ta caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit në mënyrën e
mëposhtme:
Shtypni dhe mbani shtypur RESET
derisa pajisja të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
www.aeg.com8










