User manual

7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
7.1 Multitab
Aktivizoni këtë opsion kur përdorni
tableta të shumëfishta që integrojnë
funksionet e kripës, ndihmësit të
shpëlarjes dhe detergjentit. Ato mund të
përmbajnë edhe agjentë pastrimi ose
shpëlarjeje.
Ky opsion çaktivizon çlirimin e kripës.
Treguesi i kripës nuk ndizet.
Ky opsion çaktivizon edhe nxjerrjen e
shpëlarësit, por vetëm kur kutia e
shpëlarësit është e çaktivizuar (treguesi i
shpëlarësit nuk ndizet). Nëse kutia e
shpëlarësit është aktivizuar, shpëlarësi
nxirret edhe kur opsioni Multitab është i
aktivizuar.
Me përdorimin e këtij opsioni,
kohëzgjatja e programit zgjatet për të
përmirësuar rezultatet e pastrimit dhe të
tharjes, me përdorimin e tabletave të
shumëfishta.
Multitab nuk është opsion i përhershëm
dhe duhet të zgjidhet në çdo cikël.
Mënyra e aktivizimit të
Multitab
Shtypni .
Treguesi përkatës ndizet.
7.2 TimeSaver
Ky opsion rrit presionin dhe
temperaturën e ujit. Fazat e larjes dhe të
tharjes janë më të shkurtra.
Kohëzgjatja totale e programit ulet me
rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjta me
kohëzgjatjen e programit normal.
Rezultatet e tharjes mund të ulen.
Mënyra e aktivizimit të
TimeSaver
Shtypni , treguesi përkatës ndizet.
Nëse opsioni nuk është i zbatueshëm
për programin, treguesi përkatës nuk
ndizet ose pulson shpejt për disa
sekonda dhe më pas fiket.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
7.3 ExtraHygiene
Me këtë opsion arrihen rezultate më të
mira higjiene. Gjatë fazës së fundit të
shpëlarjes, temperatura qëndron në
70°C për të paktën 10 minuta.
Mënyra e aktivizimit të
ExtraHygiene
Shtypni , treguesi përkatës ndizet
Nëse opsioni nuk është i zbatueshëm
për programin, treguesi përkatës nuk
ndizet ose pulson shpejt për disa
sekonda dhe më pas fiket.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
www.aeg.com12