Operation Manual

Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që
bie kur përfundon programi. Sipas
paracaktimit, ky sinjal akustik është i
çaktivizuar, por ai mund të aktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit akustik
për përfundimin e programit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht Delay dhe Start
derisa treguesit ,
dhe fillojnë të pulsojnë dhe
ekrani të jetë i bardhë.
2. Shtypni Delay
Treguesit dhe
fiken.
Treguesi vazhdon të
pulsojë.
Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
= Sinjali akustik joaktiv.
= Sinjali akustik aktiv.
3. Shtypni Delay për të ndryshuar
cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara duhet
të aktivizohen çdo herë që
nisni një program. Nuk mund
t'i aktivizoni ose çaktivizoni
funksionet gjatë kohës që
programi është në punë.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëri tjetrin.
Nëse keni përzgjedhur
opsione të papërputhshme,
pajisja do të çaktivizojë
automatikisht një ose më
shumë prej tyre. Vetëm
treguesit e opsioneve ende
aktive do të vazhdojnë të
jenë të ndezur.
7.1 Multitab
Aktivizoni këtë opsion kur përdorni disa
tableta që përfshijnë funksionet e
detergjentit, shpëlarjes dhe të kripës. Ato
gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë
shpëlarës dhe pastrues.
Ky opsion çaktivizon lirimin e kripës dhe
të shpëlarjes nga kutitë përkatëse.
Treguesit e kripës dhe të shpëlarjes nuk
ndizen.
Me përdorimin e këtij opsioni mund të
rritet kohëzgjatja e programit.
Aktivizimi i Multitab
Shtypni Option derisa treguesi
ndizet.
Si të veproni nëse dëshironi
të ndaloni përdorimin e
tabletave të shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
fazë shpëlarjeje. Mos shtoni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
7.2 ÖKO PLUS
Ky opsion ul temperaturën e fazës së
fundit të shpëlarjes dhe si rrjedhojë edhe
konsumin e energjisë (rreth -25%).
Enët mund të jenë ende të lagura pasi të
ketë mbaruar programi.
SHQIP
11