Operation Manual
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose
pritni që funksioni Auto Off ta
çaktivizojë automatikisht pajisjen.
Nëse e hapni derën përpara
aktivizimit të Auto Off, pajisja
çaktivizohet automatikisht.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
• Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
10.2 Ngarkimi i koshave
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hidhini mbetjet e mëdha të
ushqimeve nga enët në koshin e
plehrave.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në koshin e takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahu spërkatës mund
të lëvizë lirisht përpara se të nisni një
program.
10.3 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
• Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta
detergjenti).
• Pozicionim i artikujve në kosha është i
saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
10.4 Heqja e enëve nga
koshat
1. Lërini takëmet të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta
mund të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit,
në anë dhe te dera e pajisjes
mund të mbetet ujë.
SHQIP
15