User manual

8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
8.2 Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme
rreth instalimit, lidhjes dhe
mirëmbajtjes duhet të kryhen
nga personel i kualifikuar
dhe në përputhje me
standardet dhe rregulloret
vendore në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose
përdorni një tub fleksibël prej inoksi në
përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse
përdorni tuba metalikë fleksibël, bëni
kujdes që ata të mos bien në kontakt me
pjesët e lëvizshme ose që të mos
shtypen. Gjithashtu, kini kujdes kur
pianura vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
përputhet me vlerat e
rekomanduara. Lidhja e
rregullueshme fiksohet në
pjerrësinë e zakonshme
nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini
pjesët pa ushtruar forcë,
rregullojeni lidhjen në
drejtimin e duhur dhe
shtrëngoni çdo gjë.
A B C
A) Fundi i boshtit me dado
B) Rondela
C) Bërryli (nëse nevojitet)
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Përdorni
gjithmonë guarnicionin. Më pas vazhdoni
me lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për t'u përdorur
kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura
e ambientit ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
nuk ka ngushtime;
nuk është tërhequr ose përdredhur;
nuk është në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
mund të kontrollohet lehtësisht për t'u
siguruar për gjendjen e tij.
Kontrolli për ruajtjen e tubit fleksibël
konsiston në verifikimin që:
ai nuk ka plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja skajet dhe në të
gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës nuk është forcuar,
por ka elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese nuk janë
ndryshkur;
afati i skadimit nuk ka kaluar.
Nëse vihet re një ose më shumë
anomali, mos e riparoni tubin, por thjesht
zëvendësojeni.
PARALAJMËRIM!
Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që
guarnicioni i secilës lidhje të
jetë i saktë. Përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
www.aeg.com12