User manual

6.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën
automatikisht nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
pianurën,
derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10
sekonda, (tavë, leckë etj.). Bie një
sinjal akustik dhe pianura
çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
pianura nxehet shumë (p.sh. kur një
tenxhere zien pa ujë brenda). Lëreni
zonën e gatimit të ftohet përpara se ta
përdorni pianurën sërish.
përdorni enë të gabuar ose nuk ka
enë në një zonë të caktuar. Simboli i
bardhë i zonës së gatimit pulson dhe
zona e gatimit me induksion
çaktivizohet automatikisht pas 1
minute.
nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas
pak kohe shfaqet një mesazh dhe
pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
pianura:
Cilësimi i
nxehtësisë
Pianura
çaktivizohet pas
1 - 2 6 orësh
3 - 5 5 orësh
6 4 orësh
7 - 9 1,5 orësh
6.3 Përdorimi i zonave të
gatimit
Vendosini enët në qendër të zonës së
zgjedhur të gatimit. Zonat e gatimit me
induksion u përshtaten automatikisht
përmasave të bazamentit të enëve.
Pasi të vendosni një enë në zonën e
zgjedhur të gatimit, pianura e dallon atë
automatikisht dhe shfaqet rrëshqitësi
përkatës në ekran. Rrëshqitësi është i
dukshëm për 8 sekonda, pas kësaj
ekrani kthehet në pamjen kryesore. Për
të mbyllur rrëshqitësin më shpejt, trokitni
ekranin jashtë zonës së rrëshqitësit.
Kur zonat e tjera janë aktive, cilësimi i
nxehtësisë për zonën që dëshironi të
përdorni mund të jetë i kufizuar.
Referojuni "Menaxhimi i fuqisë".
Sigurohuni që tenxherja të
jetë e përshtatshme për
pianurat me induksion. Për
më shumë informacion rreth
llojeve të enëve, referojuni
"udhëzime dhe këshilla".
Kontrolloni madhësinë e
enës te "Të dhënat teknike".
6.4 Cilësimi i nxehtësisë
1. Aktivizoni pianurën.
2. Vendosni enën në zonën e zgjedhur
të gatimit.
Rrëshqitësi për zonën aktive të gatimit
shfaqet në ekran dhe është aktiv për 8
sekonda.
3. Prekni ose rrëshqitni gishtin për të
vendosur cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë.
Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.
6.5 PowerBoost
Funksioni aktivizon më shumë fuqi për
zonën përkatëse të gatimit me induksion;
ai varet nga madhësia e enës së gatimit.
Funksioni mund të aktivizohet vetëm për
një periudhë të kufizuar kohe.
1. Prekni në fillim zonën e dëshiruar.
2. Prekni ose rrëshqitni gishtin në të
djathtë për të aktivizuar funksionin
për zonën e zgjedhur të gatimit.
Simboli bëhet i kuq dhe më i madh.
Funksioni çaktivizohet automatikisht. Për
të çaktivizuar funksionin, zgjidhni
manualisht zonën dhe ndryshoni
cilësimin e nxehtësisë.
Për vlerat maksimale të
kohëzgjatjes, referojuni
kapitullit "Të dhënat teknike".
www.aeg.com10