User manual

Për të dalë nga Menyja prekni ose
anën e djathtë të ekranit, jashtë dritares
që shfaqet. Për të naviguar përmes
Menyja përdorni ose .
6.16 Shkrirje
Ju mund ta përdorni këtë funksion për të
shkrirë produkte të ndryshme, p.sh.
çokollatë ose gjalpë. Mund ta përdorni
funksionin vetëm për një zonë gatimi
gjatë një sesioni gatimi.
1. Prekni në ekran për të hapur
Menyja.
2. Zgjidhni Funksionet e pianurës >
Shkrirje nga lista.
3. Prekni Nisja
Ju duhet të zgjidhni zonën e
dëshiruar.
Shfaqet një dritare që ju kërkon nëse
dëshironi të anuloni cilësimin e
mëparshëm të nxehtësisë nëse ka
pasur ndonjë të tillë.
Për të dalë nga Menyja prekni ose
anën e djathtë të ekranit, jashtë dritares
që shfaqet. Për të naviguar përmes
Menyja përdorni ose .
Për të ndaluar funksionin prekni simbolin
e zgjedhjes së zonës dhe më pas prekni
Stop.
7. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekuri i derdhur,
çeliku, çeliku i emaluar, inoksi,
bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
pianurë me induksion nëse:
uji zien shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Sigurohuni që bazamentet e
tiganëve të jenë të pastra
dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e
pianurës.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten përmasave të bazamentit të
enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhënat teknike".
7.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
www.aeg.com14