User manual

PARALAJMËRIM: Gatimi i pambikëqyrur me yndyrë
ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe
mund të shkaktojë zjarr.
Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por
fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren
vazhdimisht.
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës,
sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementin e pianurës me çelësin
e kontrollit dhe mos u mbështetni te funksionimi i
detektorit të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në
rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt
duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të
shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo
rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e
pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së
gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i
fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e
pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i
mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë
aksidente.
www.aeg.com4