User manual

Nëse funksionon ndonjë prej
zonave të majta, shfaqet një
dritare që ju kërkon të konfirmoni
nëse dëshironi t'i anuloni ose jo
cilësimet e mëparshme të
nxehjes.
Simboli dhe simbolet e tre
zonave me cilësimet e
përzgjedhura të nxehtësisë
shfaqen në ekran.
Ju mund ta ndryshoni cilësimin e
parazgjedhur të nxehtësisë në
përputhje me nevojat dhe cilësimi i
nxehtësisë do të ruhet për përdorim
në të ardhmen.
3. Vendoseni enën në zonën e gatimit
me cilësimin e dëshiruar të
nxehtësisë.
Vendoseni enën në qendër të zonës
së gatimit dhe sigurohuni që të mos
mbuloni zonat pranë. Treguesit e kuq
ndizen. Në rast se nuk shikoni
treguesit e kuq, funksioni nuk mund
të aktivizohet.
Nëse dëshironi të ndryshoni
pozicionin e enës, ngrijeni dhe
vendoseni në një zonë tjetër.
Rrëshqitja e enës mund të shkaktojë
gërvishtje dhe çngjyrosje të
sipërfaqes.
Për të çaktivizuar funksionin, prekni ,
shfaqet një dritare. Prekni Stop për të
çaktivizuar funksionin. Ju mund
gjithashtu të çaktivizoni funksionin nga
Menyja.
Lëvizeni enën herë pas
here. Funksioni çaktivizohet
pas 10 minutash mungese
aktiviteti.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekuri i derdhur,
çeliku, çeliku i emaluar, inoksi,
bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
pianurë me induksion nëse:
uji zien shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Sigurohuni që bazamentet e
tiganëve të jenë të pastra
dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e
pianurës.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten përmasave të bazamentit të
enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhënat teknike".
9.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
www.aeg.com18