User manual

8 www.aeg.com
7. PËRDORIMI
5.1 Hapja e derës
Për të hapur derën:
- shtyni anën e majtë të panelit të derës
për të hapur derën
- ose tërhiqeni atë
5.2 Përdorimi për herë të parë
Përpara se të përdorni pajisjen
për herë të parë, pastroni pjesën e saj
të brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun neutral dhe më pas thajeni mirë.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara.
Për të ndezur pajisjen, shtypni butonin
ON/OFF dhe rregulloni temperaturën
sipas verës që ruhet.
5.3 Funksioni i memorizimit të
temperaturës
Në rast ndërprerjeje të energjisë elektrike,
ftohësi i verës e kujton cilësimin e
mëparshëm të temperaturës, dhe kur
rikthehet energjia, temperatura do të
kthehet në vlerat e mëparshme.