User manual

Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.9 Hapja e derës
Kur pajisja është duke punuar dhe gjatë
kohës së shtyrjes së programit, dera
mbetet e bllokuar.
Nëse ju duhet ta hapni derën për ndonjë
arsye, fillimisht shtypni butonin Start/
Pause për ta vendosur pajisjen në
pauzë.
Nëse treguesi Door fiket pas pak
minutash, dera mund të hapet.
Nëse treguesi Door mbetet i ndezur dhe
dera mbetet e bllokuar, kjo do të thotë se
pajisja ka filluar të nxehë ujin ose niveli i
ujit është tepër i lartë për të lejuar hapjen
e derës. Në këtë rast dera nuk mund të
hapet.
Nëse dera nuk mund të hapet por ju
duhet ta hapni, kthejeni diskun e
programit në për ta fikur pajisjen. Pas
pak minutash, dera mund të hapet (bëni
kujdes me nivelin dhe temperaturën e
ujit!).
Pasi të mbyllni derën, është e nevojshme
të caktoni sërish programin dhe opsionet
e tij. Shtypni butonin Start/Pause për të
nisur sërish programin.
10.10 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht. Treguesi i
butonit Start/Pause, treguesit e Washing
dhe Door fiken. Në ekran do të shfaqet
një pulsuese.
Nëse keni zgjedhur një program ose një
opsion që përfundon duke lënë ujë në
kazan, treguesi Door mbetet i ndriçuar.
Dera është e kyçur. Uji duhet të zbrazet
përpara se të hapni derën. Gjatë kësaj
kohe, kazani vazhdon të rrotullohet në
intervale të rregullta deri në shkarkimin e
ujit.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programit në pozicionin
.
Vendosni programin SHKARKIMI ose
CENTRIFUGIMI.
Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e centrifugimit.
Shtypni butonin Start/Pause.
Kur programi të ketë përfunduar, në
ekran do të shfaqet një
duke
pulsuar. Treguesi Door fiket. Dera
mund të hapet.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programit në pozicionin për ta fikur
pajisjen.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse
nuk keni ndërmend të kryeni një larje
tjetër, mbyllni rubinetin e ujit. Lëreni
derën hapur për të shmangur formimin e
mykut dhe të erërave të pakëndshme.
10.11 Pritja aktive
Sapo programi të ketë përfunduar pas
pak minutash sistemi i kursimit të
energjisë do të aktivizohet. Ekrani do të
errësohet. Shtypni çdo buton për të
çaktivizuar funksionin e gatishmërisë.
11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM THARJE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Kjo pajisje është lavatriçe
automatike me tharje.
11.1 Cilësimi i tharjes
Sasia e këshilluar e
ngarkesës është 4 kg për të
pambuktat dhe të linjtat dhe
2 kg për veshjet sintetike.
SHQIP 19