User manual

7.4 Centrifugimi
Shtypeni këtë buton:
Për të ulur shpejtësinë maksimale të
fazës së centrifugimit të programit.
Ekrani tregon vetëm
shpejtësitë e
disponueshme të
centrifugimit për
programin e vendosur.
Çaktivizoni fazën e centrifugimit.
Aktivizoni funksionin Ndërprerje e
shpëlarjes.
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Programi i larjes përfundon me ujë në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të reduktuar rrudhosjen.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
7.5 Njolla/Paralarje
Shtypni këtë buton për të shtuar fazën e
njollave dhe të paralarjes në një
program.
Shtypeni butonin vazhdimisht për të
aktivizuar njërin opsion ose të dy. Në
ekran ndizen treguesi përkatës dhe shiriti
tregues.
Njolla: Përdoreni këtë opsion për
rroba që kanë njolla të vështira për t'u
hequr.
Kur vendosni këtë opsion, hidhni
heqësin e njollave në ndarje
. Ky
opsion rrit kohëzgjatjen e programit.
Ky opsion nuk është i
disponueshëm me një
temperaturë më të ulët se
40°C.
Paralarje: Përdoreni këtë funksion
për të shtuar një fazë paralarjeje
përpara fazës së larjes.
Ju rekomandojmë që ta përdorni këtë
opsion kur keni rroba me nivel të lartë
ndotjeje.
Ky opsion rrit
kohëzgjatjen e programit.
7.6 Shpëlarje shtesë
Shtypni butonin Shpëlarje shtesë për të
shtuar fazat e shpëlarjes në një program.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
7.7 Kursimi i kohës
Me këtë opsion mund të ulni
kohëzgjatjen e programit.
Shtypeni këtë buton një herë për
vendosur 'Kohëzgjatjen e shkurtuar'
për rrobat me ndotje të përditshme.
Shtypeni dy herë këtë buton për
vendosur "Ekstra e shpejtë" për rrobat
me ndotje të lehtë.
Disa programe pranojnë
vetëm një nga dy opsionet.
7.8 Vonesë në nisje
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës dhe
kohën e shtyrjes.
7.9 Start/Pause
Shtypni butonin Start/Pause për të filluar
ose ndërprerë programin.
7.10 Niveli i tharjes
Shtypni këtë buton për të vendosur një
nga 3 nivelet e tharjes automatike të
disponueshme. Ekrani tregon simbolin e
nivelit të vendosur:
Tharje për hekurosje – rrobat që
do të hekurosen
Tharje për dollap – rrobat që
duhet të futen në dollap
Ekstra e thatë – rrobat që duhet
të thahen plotësisht
Nuk mund të vendosni të
gjitha nivelet automatike
për secilën lloj tekstili.
SHQIP 19