User manual

Me ndarësen në pozicionin
POSHTË:
Mos përdorni
detergjent xhelatinoz
ose detergjente me
lëng të trashë.
Mos hidhni më
shumë detergjent të
lëngshëm sesa kufiri i
treguar në ndarëse.
Mos e vendosni fazën
e paralarjes.
Mos e vendosni
funksionin e shtyrjes
së programit.
5. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
6. Mbylleni me kujdes kutinë e
detergjentit.
Sigurohuni që ndarësja të mos krijojë
bllokim kur të mbyllni sirtarin.
9.5 Aktivizimi i pajisjes
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Hapeni rubinetin e ujit.
3. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të
aktivizuar pajisjen.
Bie një tingull i shkurtër.
9.6 Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin:
Treguesi përkatës i programit
ndizet.
Pulson treguesi i Start/Pause.
Në ekran shfaqet: temperatura e
paracaktuar, shpejtësia e
centrifugimit, treguesit e fazave të
programit dhe kohëzgjatja e
programit.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksione nga ato të
disponueshmet. Kur aktivizoni një
opsion, treguesi i opsionit të
vendosur ndizet.
Nëse e vendosni diçka në
mënyrë të pasaktë, ekrani
tregon mesazhin Err.
9.7 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni butonin Start/Pause për të filluar
programin.
Treguesi përkatës ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Në ekran, fillon të pulsojë treguesi i fazës
në funksionim.
Programi fillon, dera është e bllokuar.
Ekrani shfaq treguesin
.
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të
shkurtër kur pajisja mbushet
me ujë.
9.8 Rillogaritja e kohës së
ciklit
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja e përshtat
automatikisht kohën e
ciklit sipas rrobave që
vendosni në kazan për të
pasur rezultate perfekte
në larje duke shfrytëzuar
minimumin e nevojshëm
të kohës.
Në ekran shfaqet vlera e
re e kohës.
9.9 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni butonin Vonesë në nisje
vazhdimisht derisa ekrani të shfaqë
numrin e minutave ose orëve të
shtyrjes.
Treguesi përkatës ndizet.
2. Shtypni butonin Start/Pause.
Pajisja nis numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Përpara se të shtypni
butonin Start/Pause për të
startuar pajisjen, ju mund të
anuloni ose ndryshoni
vendosjen e shtyrjes së
programit.
www.aeg.com22