User manual

Simboli antirrudhë ndizet.
Simboli i kohës së tharjes ndizet.
Në ekran shfaqet koha e vlerës së
vendosur të tharjes.
Vendosni vlerën e kohës së tharjes.
Sa herë që të shtypni këtë buton, koha
rritet me 5 minuta.
Për të pasur një tharje të
mirë sugjerojmë që të mos
vendosni shpejtësi
centrifugimi shumë të ulët
për rrobat që do të lahen e
thahen.
2. Pas disa sekondash, ekrani tregon
kohëzgjatjen totale të cikleve:
Vlera përfundimtare e kohës (fazat
e larjes + tharjes + antirrudhë +
ftohjes)
Nëse vendosni kohë tharjeje
vetëm 10 minuta, vlera
përfundimtare e kohës
përfshin edhe fazat e
antirrudhës dhe ftohjes.
3. Shtypni butonin Start/Pause për të
filluar programin.
Dera është e kyçur.
Ekrani shfaqe vlerën e re të kohës çdo
minutë.
11.4 Në fund të programit të
tharjes
1. Pajisja ndalon automatikisht.
2. Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse
janë aktive).
3. Në ekran ndizet .
4. Treguesi i butonit Start/Pause fiket.
5. Minutat e fundit të ciklit të tharjes
pajisja kryen një fazë antirrudhë.
Simboli antirrudhë
pulson. Dera
është ende e bllokuar (simboli
është i ndezur).
6. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për
disa sekonda për të çaktivizuar
pajisjen.
Disa minuta pas
përfundimit të programit,
funksioni i kursimit të
energjisë e çaktivizon
automatikisht pajisjen.
7. Kur drita e derës së bllokuar
fiket, mund të hapni derën.
8. Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
9. Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme.
10. Mbyllni rubinetin e ujit.
11.5 Push në rroba
Gjatë fazës së larjes dhe/ose tharjes,
disa lloje pëlhurash, (prej sfungjeri, leshi,
pëlhurat e trikove) mund të lëshojnë
push.
Pushi i lëshuar mund të ngjitet me rrobat
gjatë ciklit tjetër të larjes.
Për të parandaluar pushin në rrobat
tuaja, ju rekomandojmë që:
Mos lani pëlhura të errëta pasi keni
larë dhe tharë pëlhura me ngjyra të
çelura (sfungjer i ri, lesh, pulovra
pambuku) dhe anasjelltas.
Thajini këto lloje pëlhurash në tel
jashtë kur lahen për herë të parë.
Pastroni filtrin e shkarkimit.
Pas fazës së tharjes, pastroni kazanin
bosh, guarnicionin dhe derën me një
leckë të lagur.
11.6 Si të hiqni pushin në
rroba
Për të hequr pushin brenda kazanit,
vendosni një program të veçantë:
1. Zbrazni kazanin.
2. Pastroni kazanin, guarnicionin dhe
derën me një leckë të lagur.
3. Vendosni programin e shpëlarjes.
SHQIP 27