User manual

Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin tuaj hidraulik. Referojuni
paragrafit "Fortësia e ujit".
12.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12.6 Këshilla për tharjen
Përgatitja e ciklit të tharjes
Hapeni rubinetin e ujit.
Kontrolloni nëse tubi i shkarkimit
është lidhur mirë. Shikoni kapitullin e
instalimit për më shumë informacion.
Për ngarkesë maksimale rrobash në
programet e tharjes, shikoni tabelën e
programeve të tharjes.
12.7 Artikuj të
papërshtatshëm për tharje
Mos vendosni program tharjeje për
këto rroba:
Artikuj shumë delikatë.
Perde sintetike.
Copa që kanë pjesë metali të
bashkëngjitura.
Çorape najloni.
Kuverta.
Mbulesa krevati.
Jorganë.
Xhupa me kapuç.
Dyshekë gjumi.
Coha me mbetje të llakut të flokëve,
produkte për lyerjen e thonjve ose
gjëra të ngjashme.
Artikuj me sfungjer të gomuar ose
materiale të ngjashme me të.
12.8 Etiketat e veshjeve
Kur thani rrobat, zbatoni udhëzimet në
etiketat e prodhuesve:
= Artikulli mund të thahet
= Cikli i tharjes është në
temperaturë të lartë
= Cikli i tharjes është në
temperaturë të reduktuar
= Artikulli nuk mund të thahet.
12.9 Kohëzgjatja e ciklit të
tharjes
Koha e tharjes mund të ndryshojë në
varësi të:
shpejtësisë së shtrydhjes
përfundimtare
nivelit të tharjes
llojit të rrobave
peshës së ngarkesës
12.10 Tharje shtesë
Nëse rrobat janë ende të njoma në
përfundim të programit të tharjes,
zgjidhni sërish një cikël të shkurtër
tharjeje.
PARALAJMËRIM!
Për të shmangur rrudhat
dhe hyrjen në ujë të
rrobave, mos i lini ato të
thahen më shumë sesa
duhet.
12.11 Këshilla të
përgjithshme
Shikoni tabelën "Programet e tharjes" për
të gjetur kohën mesatare të tharjes.
Përvoja do t'ju ndihmojë t'i thani rrobat
më mirë. Mbani shënim kohëzgjatjen e
cikleve që keni realizuar më parë.
Për të shmangur shkarkimin statik në
përfundim të ciklit të tharjes:
1. Përdorni zbutës rrobash në ciklin e
larjes.
2. Përdorni zbutës të veçantë për
tharësit.
Kur programi i tharjes ka përfunduar,
hiqni rrobat shpejt.
SHQIP 29