User manual

Problemi Zgjidhja e mundshme
Cikli është më i shkurtër
sesa koha e afishuar.
Pajisja llogarit një kohë të re sipas ngarkesës së rrobave.
Shihni kapitullin "Vlerat e konsumit".
Cikli është më i gjatë
sesa koha e afishuar.
Ngarkesa e paekuilibruar e rrobave rrit kohëzgjatjen. Ky
është reagim normal i pajisjes.
Rezultatet e larjes nuk
janë të kënaqshme.
Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
Përdorni produkte të veçanta për të hequr njollat e vështira
përpara se të lani rrobat.
Sigurohuni që të vendosni temperaturën e duhur.
Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Ju nuk mund të vendosni
një opsion.
Sigurohuni që të shtypni vetëm butonin ose butonat e
dëshiruar.
Pajisja nuk than ose nuk
than siç duhet.
Hapni rubinetin e ujit.
Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar.
Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Sigurohuni që keni vendosur ciklin e duhur. Nëse nevojitet,
vendosni sërish një kohë tharjeje të shkurtër.
Rrobat janë plot me push
me ngjyra të tjera.
Rrobat e lara në ciklin e mëparshëm, kanë lëshuar push të një
ngjyre tjetër:
Faza e tharjes ndihmon në eliminimin e një pjese të pushit.
Pastroni rrobat me një heqës pushi.
Në rast se ka sasi të tepruar pushi në kazan, aktivizoni një
program të veçantë për ta pastruar atë (referojuni “Push në
rroba” për hollësi të mëtejshme).
Pas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi. Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nëse problemi
vazhdon, lidhuni me qendrën e autorizuar të shërbimit.
14.3 Hapja e derës në rast
emergjence
Në rast të shkëputjes së energjisë ose
defekteve në funksionim, dera e pajisjes
mbetet e kyçur. Programi i larjes
vazhdon kur të rikthehet energjia. Nëse
në rast defekti dera mbetet e kyçur,
mund ta hapni atë duke përdorur
funksionin e shkyçjes së emergjencës.
Përpara hapjes së derës:
KUJDES!
Sigurohuni që temperatura
e ujit nuk është tepër e
lartë dhe rrobat të mos
jenë të nxehta. Nëse
nevojitet, prisni derisa të
ftohen.
KUJDES!
Sigurohuni që kazani të
mos rrotullohet. Nëse
nevojitet, prisni derisa
kazani të ndalojë së
rrotulluari.
www.aeg.com36