User manual

Sigurohuni që niveli i ujit
brenda në kazan të mos
jetë shumë i lartë. Nëse
nevojitet, kryeni zbrazjen e
emergjencës (referojuni
«Zbrazja e emergjencës»
në kapitullin «Kujdesi dhe
pastrimi»).
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin Ndezur/Fikur për të
fikur pajisjen.
2. Hiqni spinën nga priza elektrike.
3. Hapni kapakun e filtrit.
4. Mbajeni këmbëzën e zhbllokimit të
emergjencës të tërhequr poshtë dhe
në të njëjtën kohë hapni derën e
pajisjes.
5. Nxirrni rrobat dhe pastaj mbyllni
derën e pajisjes.
6. Mbylleni kapakun e filtrit.
15. TË DHËNAT TEKNIKE
Përmasat Gjerësia / Lartësia /
Thellësia / Thellësia
totale
600 mm/ 850 mm/ 605 mm/ 639 mm
Lidhja elektrike Tensioni
Fuqia totale
Siguresa
Frekuenca
230 V
2200 W
10 A
50 Hz
Niveli i mbrojtjes ndaj hyrjes së grimcave të ngurta
dhe lagështisë sigurohet nga kapaku mbrojtës,
përveç rastit kur pajisja me tension të ulët nuk ka
mbrojtje kundër lagështisë
IPX4
Presioni i furnizimit me
ujë
Minimumi
Maksimumi
0,5 bar (0,05 MPa)
8 bar (0,8 MPa)
Ngarkesa maksimale e
larjes
Pambuk 9 kg
Ngarkesa maksimale e
tharjes
Të pambukta
Sintetike
6 kg
3 kg
Shpejtësia e
centrifugimit
Maksimumi 1600 rpm
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
*
SHQIP 37