User manual

Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun
e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të
derës së pajisjes.
Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të
montimit. Sigurohuni që spina elektrike të jetë e
arritshme mbas instalimit.
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
Siguroni ajrim në mirë të dhomës së montimit për të
shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të
padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose
lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
Ajri i shkarkimit nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për shkarkimin e tymrave nga
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 9 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë
grumbulluar përreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtra. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj vegjetal
ose mineral, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës
njollash, terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të
www.aeg.com4