User manual

15.3 Hapja e derës në rast
emergjence
Në rast të shkëputjes së energjisë ose
defekteve të pajisjes, dera mbetet e
kyçur. Programi i larjes vazhdon kur të
rikthehet energjia. Nëse në rast defekti
dera mbetet e kyçur, mund ta hapni atë
duke përdorur veçorinë e shkyçjes së
emergjencës.
Përpara hapjes së derës:
KUJDES!
Sigurohuni që temperatura
e ujit dhe rrobat të mos
jenë të nxehta. Nëse
nevojitet, prisni derisa të
ftohen.
KUJDES!
Sigurohuni që kazani të
mos rrotullohet. Nëse
nevojitet, prisni derisa
kazani të ndalojë së
rrotulluari.
Sigurohuni që niveli i ujit
brenda në kazan të mos
jetë shumë i lartë. Nëse
nevojitet, kryeni zbrazjen e
emergjencës (referojuni
«Zbrazja e emergjencës»
në kapitullin «Kujdesi dhe
pastrimi»).
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin On/Off për të fikur
pajisjen.
2. Shkëputeni spinën e pajisjes nga
priza e rrjetit elektrik.
3. Hapni kapakun e filtrit.
4. Mbajeni këmbëzën e zhbllokimit të
emergjencës të tërhequr poshtë dhe
në të njëjtën kohë hapni derën e
pajisjes.
5. Nxirrni rrobat dhe pastaj mbyllni
derën e pajisjes.
6. Mbylleni kapakun e filtrit.
16. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
16.1 Heqja e paketimit
PARALAJMËRIM!
Meqenëse pajisja do të ulet në pjesën e pasme, prisni rreth 6 orë
përpara se ta përdorni atë. Kjo kohë është e nevojshme që kompresori
të punojë mirë.
PARALAJMËRIM!
Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat e transportit përpara se të instaloni
pajisjen.
SHQIP 39