User manual

17.3 Instalimi nën një sipërfaqe kuzhine
600 mm
600 mm
870 mm
Pajisja mund të instalohet më vete ose
poshtë një sipërfaqe kuzhine me hapësirën e
duhur (shihni figurën).
KUJDES!
Për të siguruar qarkullimin e
lirshëm të ajrit nën sipërfaqe,
mos i instaloni pengesat e
zhurmës (nëse disponohen).
17.4 Pozicionimi dhe nivelimi
x4
Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të
fortë e të sheshtë.
Sigurohuni që tapetet të mos pengojnë
qarkullimin e ajrit poshtë pajisjes.
Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin
apo pajisje të tjera.
Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për të
rregulluar nivelin.
Rregullimi i duhur i nivelit të pajisjes
parandalon dridhjet, zhurmat dhe lëvizjen e
pajisjes kur është në punë.
Pajisja duhet të jetë e niveluar dhe e
palëvizshme.
KUJDES!
Mos vendosni karton, dru apo
materiale të tjera poshtë
këmbëzave të pajisjes për të
rregulluar nivelin.
www.aeg.com42