User manual

rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për
të përftuar minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për
të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës në murin e
pasmë. Në këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në
një përzgjedhje më të lartë për
të lejuar shkrirjen automatike dhe
si rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të
freskët si dhe për depozitimin e
ushqimeve të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk
është e nevojshme të ndryshoni
përzgjedhjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të
lartë për të përftuar maksimumin e
ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje
më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë
në dhomëzën e sipërme.
4.2 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi,
përpara se të futni produkte në dhomëz,
lëreni pajisjen të punoj të paktën 2 orë.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë që të gjeni
lehtë dhe shpejt paketën e ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të magazinoni
sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë
sirtarët përveç sirtarit të poshtëm që
duhet të jetë në vend për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit. Në të gjitha
raftet është e mundshme që të vendosni
ushqime që dalin jashtë deri në 15 mm
nga dera.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për
shkak të shkëputjes së rrymës
elektrike, nëse ushqimi me
energji ka zgjatur më shumë se
vlera e treguar në tabelën e
karakteristikave teknike në “koha
në rritje”, ushqimi i shkrirë duhet
të konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas të
vendoset sërish në ngrirje (pasi
është ftohur).
4.3 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
SHQIP 7