User manual

4.4 Treguesi i temperaturës
Për t'ju ndihmuar që ta kontrolloni
pajisjen mirë ne kemi instaluar një
tregues temperature në frigoriferin tuaj.
Simboli anash tregon pjesën më të
ftohtë të frigoriferit.
Pjesa më e ftohtë është nga rafti me
xham i sirtarit të frutave dhe zarzavateve
deri te simboli ose te rafti i vendosur në
të njëjtën lartësi me simbolin.
Për të ruajtur më mirë ushqimin, treguesi
i temperaturës duhet të tregojë
mesazhin "OK".
OK
Nëse "OK" nuk shfaqet, rregulloni
kontrollorin e temperaturës në një
parametër më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me
një sërë shinash në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
4.6 Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara)
në raftin e vendosur paraprakisht.
Nëse rafti është i pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm shishe të
mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin sipër në
mënyrë që të rrotullohet nga lart dhe të
vendoset në nivelin tjetër më të lartë.
4.7 Vendosja e rafteve të
derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet dhe pastaj
pozicionojeni sërish siç kërkohet.
2
1
3
4.8 Heqja e koshave të
ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi
për të parandaluar heqjen ose rënien
aksidentale. Në momentin e heqjes nga
ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
kur të arrini në pikën e ndalimit, hiqeni
koshin duke e ngritur lart pjesën e
përparme.
8
www.aeg.com