User manual

4.4 Treguesi i temperaturës
Termostati duhet përshtatur
Temperatura e saktë
OK
Për t'ju ndihmuar që ta kontrolloni
pajisjen mirë ne kemi instaluar një
tregues temperature në frigoriferin tuaj.
Simboli anash tregon pjesën më të
ftohtë të frigoriferit.
Pjesa më e ftohtë është nga rafti me
xham i sirtarit të frutave dhe zarzavateve
deri te simboli ose te rafti i vendosur në
të njëjtën lartësi me simbolin.
Për të ruajtur më mirë ushqimin, treguesi
i temperaturës duhet të tregoj mesazhin
"OK".
Nëse "OK" nuk shfaqet, rregulloni
kontrollorin e temperaturës në një
parametër më të ftohtë dhe prisni 12 orë
përpara se të kontrolloni treguesin e
temperaturës sërish.
Pasi të keni vendosur ushqimin e freskët
në pajisje ose pasi të keni hapur derën
vazhdimisht për një periudhë të gjatë,
është normale që mesazhi "OK" të
zhduket.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me
një sërë shinash, në mënyrë që raftet të
mund të vendosen sipas dëshirës.
4.6 Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara)
në raftin e para-vendosur.
Nëse rafti është i pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm shishe të
mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në
mënyrë që të rrotullohet nga lart e të
vendoset në nivelin tjetër më sipër.
8
www.aeg.com