User manual

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe
do të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të
sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të
përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye,
këshillohet që veshja e jashtme e kësaj
pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të
ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
5.2 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa
herë që kompresori i motorit ndalon,
gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Pastrojeni periodikisht vrimën kulluese të
ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të
kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë dhe
të pikojë mbi ushqim. Përdorni
pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
5.3 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth
e përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Rreth 12 orë para shkrirjes,
vendoseni rregullatorin e
Temperaturës në përzgjedhjet
më të larta, në mënyrë që të
formohet një rezervë e
mjaftueshme ftohjeje për
ndërprerjen e operacionit.
12
www.aeg.com