User manual
3.3 Vendosja e rafteve të
derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të
ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet
e dorës mund të vendosen në lartësi të
ndryshme.
3.4 Pozicionimi i kutisë rrëshqitëse
Kutia rrëshqitëse mund të vendoset në
lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
1.
ngrini raftin me kutinë rrëshqitëse
lart dhe jashtë mbajtëseve të derës
2.
hiqni kllapën mbajtëse nga drejtuesi
nën raft
3.
Bëni të kundërtën e veprimit të
mësipërm për të futur kutinë
rrëshqitëse në një lartësi të
ndryshme.
3.5 Filtri i ajrit me karbon
Pajisja juaj është e pajisur me një filtër
me karbon CLEANAIR CONTROL prapa
një ventili në pjesën e pasme të murit të
dhomëzës së frigoriferit.
CLEANAIR CONTROL
Filtri e pastron ajrin nga aromat e
padëshiruara brenda në frigorifer dhe
dhomëzën LONGFRESH , gjë që do të
thotë se cilësia e ruajtjes do të
përmirësohet më shumë.
Gjatë përdorimit, mbajeni
gjithmonë të mbyllur ventilin e
ajrimit.
3.6 Dhomëza LONGFRESH
Në dhomëzën LONGFRESH 0°C
temperatura kontrollohet automatikisht.
Ajo qëndron në mënyrë konstante në
rreth 0°C, nuk është nevoja për
rregullime të temperaturës.
Temperatura konstante e ruajtjes prej
rreth 0°C dhe lagështira relative prej 45
deri 90% sigurojnë kushte optimale për
lloje të ndryshme ushqimesh.
Për këtë arsye, ju mund të ruani një
shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta
në dhomëzën LONGFRESH 0°C , ku këto
ushqime ruhen për një afat deri në 3
herë më të gjatë dhe me cilësi më të
mirë në krahasim me dhomëzat normale
të frigoriferëve. Kjo ju lejon të ruani më
shumë ushqime të freskëta. Ruhen mjaft
mirë shija, freskia, cilësia dhe vlerat
ushqyese (vitaminat dhe mineralet). Ulet
humbja e peshës së perimeve dhe
frutave. Ushqimi ka një shkallë më të
lartë vlerash ushqyese.
Dhomëza LONGFRESH 0°C është e
përshtatshme edhe për shkrirjen e
ushqimit.
Në këtë rast, ushqimi i shkrirë mund të
ruhet deri në dy ditë .
8
www.aeg.com