User manual
• Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
• Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
• Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun
e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të
derës së pajisjes.
• Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
• PARALAJMËRIM: Pajisja nuk duhet të furnizohet
përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh.
kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe
fiket rregullisht nga një mjet.
• Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të
montimit. Sigurohuni që spina elektrike të jetë e
arritshme mbas instalimit.
• Siguroni ajrim në mirë të dhomës së montimit për të
shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të
padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose
lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
• Ajri i shkarkimit nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për shkarkimin e tymrave nga
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 9 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
www.aeg.com4