User manual

Mos e përdorni pajisjen nëse artikujt janë të ndotur me
kimikate industriale.
Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë
grumbulluar përreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin prej
liri përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani artikuj të palarë në tharëse.
Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj gatimi,
aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahen në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si sfungjeri i gomuar (sfungjer lateks),
skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikujt me
pjesë të gomuara dhe rrobat ose jastëkët me mbushje
prej sfungjeri të gomuar nuk duhet të thahen në
tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të
përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit të produktit.
Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen
burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.
Mos e fikni asnjëherë tharësen përpara përfundimit të
ciklit të tharjes, nëse të gjithë artikujt nuk nxirren
shpejt dhe nuk hapen në mënyrë që nxehtësia të
shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharëses kryhet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që artikujt të mbeten në
një temperaturë që garanton mosdëmtimin e tyre.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
kepuce te mbyllura.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende ku temperatura
SHQIP 5