User manual
6.8 Vonesë në nisje
Mundëson shtyrjen e fillimit
të programit të tharjes nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
1. Vendosni programin e tharjes dhe
opsionet.
2. Prekni në mënyrë të përsëritur
butonin Vonesë në nisje.
Koha e shtyrjes shfaqet në ekran (p.sh.
nëse programi duhet të fillojë
pas 12 orësh.)
3. Për të aktivizuar opsionin Vonesë
në nisje, prekni butonin Start/
Pause.
Koha e fillimit ulet në ekran.
6.9 Alarm
Dëgjohet zhurmë:
• në përfundim të ciklit
• në fillim dhe përfundim të fazës së
kundër rrudhave
Opsioni i sinjalizuesit është paracaktuar
që të qëndrojë gjithmonë ndezur. Këtë
opsion mund ta përdorni për të aktivizuar
ose çaktivizuar sinjalin.
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se të përdorni pajisjen për herë
të parë:
• Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses së rrobave.
• Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
Në fillim të ciklit të tharjes (3
- 5 minuta) niveli i zhurmës
mund të jetë paksa më i
lartë. Kjo ndodh për shkak të
ndezjes së kompresorit. Kjo
është normale për pajisjet
me kompresor të tilla si
frigoriferët dhe ngrirësit.
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
8.1 Përgatitja e rrobave
• Mbyllni zinxhirët.
• Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
• Mos i thani të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
• Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
• Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë.
• Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur të përshtatshëm
për llojin e pëlhurave që janë në
pajisje.
• Mos i vendosni ngjyrat e errëta së
bashku me ngjyrat e çelura.
• Përdorni një programin të
përshtatshëm për fanella pambuku
dhe trikotazhe për të parandaluar
hyrjen në ujë.
• Sigurohuni që ngarkesa të mos
tejkalojë ngarkesën e treguar në
kapitullin e programeve ose që
shfaqet në ekran.
• Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
• Mos thani së bashku artikuj shumë të
mëdhenj dhe artikuj shumë të vegjël.
Artikujt e vegjël mund të ngecin
brenda artikujve të mëdhenj dhe
mbeten të lagur.
SHQIP 13