User manual
terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahen në tharësen e rrobave.
• Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
lateks), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
• Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të
përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit të produktit.
• Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen
burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.
• PARALAJMËRIM: Mos e fikni asnjëherë tharësen
përpara përfundimit të ciklit të tharjes, nëse të gjithë
artikujt nuk nxirren shpejt dhe nuk hapen në mënyrë
që nxehtësia të shpërndahet.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende ku temperatura
mund të jetë nën 5°C ose më të lartë
se 35°C.
• Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Gjithmonë mbajeni pajisjen
vertikalisht kur e transportoni.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
• Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç
duhet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
SHQIP 5