User Manual

AL -47-
Frigoriferët e vjetër dhe të prishur
Nëse frigoriferi juaj ka një çelës, prisheni ose hiqeni çelësin para se ta hidhni pasi fëmijët
mund të bllokohen brenda dhe mund të shkaktojë aksident.
Frigoriferit dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë material izolimi dhe ftohës me CFC. Prandaj
bëni kujdes të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferët e vjetër.
Ju lutem pyetni autoritetet bashkiake për hedhjen e WEEE për qëllime ripërdorimi,
riciklimi dhe rikuperimi.
Shënime:
Ju lutem lexoni manualin e udhëzimeve me kujdes para se instaloni dhe përdorni
pajisjen tuaj. Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet që mund të ndodhin prej
keqpërdorimit.
Ndiqni të gjitha udhëzimet në pajisjen dhe manualin e përdorimit dhe mbajeni këtë
manual në një vend të sigurt për të zgjidhur problemet që mund të ndodhin në të
ardhmen.
Kjo pajisje prodhohet dhe përdoret në shtëpi dhe mund të përdoret vetëm në ambiente
shtëpiake dhe për qëllimet e caktuara. Nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar
ose të zakonshëm. Ky lloj përdorimi do të bëjë që garancia e pajisjes të anulohet dhe
kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse për humbjet që ndodhin.
Kjo pajisje është prodhuar që të përdoret në shtëpi dhe është e përshtatshme vetëm
për të ftohur / ruajtur ushqime. Nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar ose të
zakonshëm dhe/ose për të ruajtur substanca të tjera përveç ushqimeve. Kompania jonë
nuk është përgjegjëse për humbjet që ndodhin në rastet e kundërta.
Paralajmërime sigurie
Mos përdorni priza të shumështa ose kabllo zgjatues.
Mos futni spina të dëmtuara, të zhveshura ose të vjetra.
Mos e tërhiqni, përthyeni ose dëmtoni kabllin.
Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur nga të rriturit, mos i lini fëmijët të
luajnë me pajisjen ose të varen mbi derë.
Mos futni ose nxirrni spinën nga priza me duar lagura për
shmangur zënien e korrentit.
Mos vendosni shishe qelqi ose kanaçe pijesh në dhomën e ngrirësit.
Shishet ose kanaçet mund të shpërthejnë.
Për sigurinë tuaj mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme
brenda frigoriferit. Vendosini pijet me sasi të lartë alkooli në pozicion
vertikal në ndarjen e frigoriferit dhe duke i mbyllur grykat fort.
Kur merrni akull të bërë në dhomën e ngrirësit, mos e prekni, akulli
mund të shkaktojë djegje dhe/ose prerje akulli.