User Manual

AL -49-
PJESA - 2. FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME
Vendosja e termostatit
Termostati i ngrirësit & Frigoriferit
Kontrolli i termostatit
Termostati i ngrirësit rregullon automatikisht temperaturën e brendshme të
dhomave të frigoriferit. Duke rrotulluar çelësin nga pozicioni 1 në 5 mund të arrihen
temperatura më të ftohta.
Shënim i rëndësishëm: Mos u mundoni ta rrotulloni çelësin më tej se pozicioni 1, kjo do ta
ndalonte pajisjen.
Rregullimi i Termostatit të Ngrirësit & Frigoriferit
1 – 2 : Për ruajtje afat-shkurtër të ushqimit në dhomën e ngrirësit, mund ta vendosni çelësin
midis pozicionit minimal dhe mesatar.
3 – 4 : Për ruajtje afat-gjatë të ushqimit në dhomën e ngrirësit, mund ta vendosni çelësin në
pozicionin mesatar.
5 : Për ngrirjen e ushqimeve freskëta. Pajisja do punojë më gjatë. Prandaj pasi
arrini gjendjen e ftohtë duhet ta ktheni në pozicionin e mëparshëm.
Paralajmërime për rregullimet e temperaturës
Rekomandohet që ta përdorni frigoriferin në ambiente më të ftohta se 10°C për sa i
përket ekasitetit.
Rregullimi i termostatit duhet të bëhet duke marrë parasysh sa shpesh do të hapen dhe
mbyllen dyert e ushqimit dhe ngrirësit ku ndodhen ushqimet e freskëta, sa ushqim futet
në frigorifer dhe ambienti në të cilin ndodhet frigoriferi.
Frigoriferi juaj duhet të vihet në punë për deri në 24 orë në varësi të temperaturës të
ambientit pa ndërprerje pasi të jetë vënë në prizë në mënyrë që të ftohet plotësisht. Mos
i hapni dyert e frigoriferit shpesh dhe mos vendosni tepër ushqim brenda gjatë kësaj
kohe.
Aplikohet një funksion vonese prej 5 minutash për të parandaluar dëmtimet e kompresorit
të frigoriferit tuaj kur e hiqni prizën dhe kur e vini përsëri ose kur ndodh një ndërprerje
energjie. Frigoriferi juaj do të llojë të punojë normalisht pas 5 minutash.