User Manual

AL -58-
Shkrirja e dhomës të frigoriferit
Shkrirja ndodh krejt automatikisht në dhomën e frigoriferit gjatë punimit; uji i shkrirë
mblidhet nga tabakaja e avullimit dhe avullohet automatikisht.
Tabakaja e avullimit dhe vrima e shkarkimit të ujit (pjesa e pasme e raftit të krisperit të
frigoriferit) duhet të pastrohen rregullisht për të mos lejuar që uji të grumbullohet në fund
të frigoriferit por të dalë jashtë.
Shkrirja e dhomës të ngrirësit
Akulli, i cili mbulon raftet e dhomës të ngrirësit, duhet të hiqet rregullisht..
Mos përdorni mjete të mprehta metalike për këtë punë. Ato mund të shpojnë qarkun e
frigoriferit dhe t'i shkaktojnë njësisë dëme të pariparueshme. Përdorni spatulën plastike
të dhënë.
Kur ka më shumë se 5 mm akull mbi rafte, duhet të bëhet shkrirja.
Para punës të shkrirjes, vendoseni ushqimin e ngrirë në një vend të freskët pasi t'i keni
mbështjellë në etë gazetash për ta mbajtur temperaturën të qëndrueshme për kohë të
gjatë.
Për të përshpejtuar procesin e shkrirjes vendosni një ose më shumë tasë me ujë në
dhomën e ngrirësit.
Fshijeni pjesën e brendshme të dhomës me një sfungjer ose leckë të pastër.
Pasi njësia të jetë shkrirë, vendoseni ushqimin në ngrirës dhe mos harroni ta konsumoni
në një kohë të shkurtër.