User manual

Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese.
Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të ndezshëm:
pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura
nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht
në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit
të nxehtësisë. Materialet e përdorura për
këtë pajisje që kanë simbolin
janë të
riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotulloni çelësin e Temperaturës në drejtim
orar.
Drita treguese do të ndizet.
Drita e Alarmit do të ndizet.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e
Temperaturës në pozicionin OFF.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura është rregulluar automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si
vijon:
rrotulloni çelësin e Temperaturës
pozicionin
për të përftuar minimumin e
ftohtësisë.
rrotulloni çelësin e Temperaturës
pozicionin
për të përftuar maksimumin
e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së kapakut
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
electrolux 63