Basic Guide

Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e
murit.
Rrotulloni çelësin e
Temperaturës në
drejtim orar.
Drita treguese do të
ndizet.
Drita e Alarmit do të
ndizet.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e
Temperaturës në pozicionin OFF.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin
për të përftuar minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin
për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Paneli I kontrollit
1 2 3
4
1 Drita e alarmit ndaj temperaturës së lartë
2 Drita treguese
3 Drita Action Freeze
4 Çelësi Action Freeze
dhe Riaktivizimi i alarmit
Action Freeze funksioni
Ju mund të aktivizoni funksionin Action Freeze
duke shtypur çelësin Action Freeze .
Drita Action Freeze do të ndizet.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo
kohë duke shtypur butonin Action Freeze . Drita
Action Freeze do të fiket.
Alarm ndaj temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në ngrirës (për shembull si
pasojë e ikjes së dritave) tregohet nëpërmjet:
ndezjes së dritës së Alarmit
tingëllimit të ziles.
Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket duke
shtypur çelësin e riaktivizimit të Alarmit.
Gjatë fazës së alarmit, mos vendosni ushqime
brenda në ngrirës.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet, drita e Alarmit
do të fiket automatikisht.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin
e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Action Freeze të paktën 24 orë përpara
se të fusni ushqimin në dhomëzën e ngrirjes.
Sasinë maksimale të ushqimit që mund të ngrijë
për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e parametrave
3)
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj periudhe
mos shtoni ushqime të tjera për të ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për
të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave
teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë
duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
3) Referojuni kapitullit "Të dhëna teknike"
4 electrolux